image "Më ka vënë epitete si ngacmues seksual", Iliri tregon pse i ka mbetur hatri me Donaldin

Bota e Yjeve

“Më ka vënë epitete si ngacmues seksual”, Iliri tregon pse i ka mbetur hatri me Donaldin

news image

Gjatë mbrëmjes së djeshme në Big Brother VIP, pati debate, diskutime, përballje, surpriza dhe lot, shkruan Gazeta Sinjali.

Mbrëmë, gjatë natës së javës së pestë, Donaldi dhe Iliri kanë debatuar sërish me zë të lartë, derisa në një bisedë me Sabianin, Iliri ka treguar se për çfarë i ka mbetur hatri me Donaldin.

Iliri u shpreh se Donaldi i ka vënë atij epitetin si ngacmues seksual.

Nuk është se kam ndonjë gjë më Donaldin, se thashë që ishte personi i fundit që mendoja se mund të diskutoja deri në këtë pikë. Kjo pikë erdhi vetëm për një gjë shumë të rëndë, të saktë dhe shumë precize ku ti e di shumë mirë se ku më ka mbetur hatri me Donaldin. Mua më ka mbetur hatri me Donaldin sepse mua më ka vënë epitete si ngacmues seksual, shakara seksuale, shikime seksuale dhe një personi që unë nuk ia kam bërë këtë gjë. Për fat të mirë ne këtu nuk jemi në pyll por jemi të rrethuar me kamera dhe me mikrofona gjatë gjithë kohës”, ka thënë Iliri. /GazetaSinjali/