Lëvizja Vetëvendosje e ka nisur festën në Ferizaj, aty ku me gati 80% të votave të numëruara, partia e Kurtit po shënon një fitore të thellë.
Deri tash, 34,50% është rezultati i VV-së në këtë qytet, derisa ndiqet pas nga PDK-ja dhe LDK-ja që kanë rreth 10% më pak, respektivisht 25,36% dhe 24,62%, shkruan Gazeta Sinjali.
Votuesit e VV-së kanë ndezur fishekzjarre ndërkaq qytetarë të tjerë kanë dalur me vetura e flamuj kombëtarë për ta festuar triumfin e shumëpritur. Një sinjalizues ka dërguar disa video nga atmosfera festive në Ferizaj. /Gazeta Sinjali/