image Me dokumente të huaja mori me qera një veturë dhe shkaktoi aksident, kjo është vajza që përfundoi në pranga në Prishtinë

Siguri

Me dokumente të huaja mori me qera një veturë dhe shkaktoi aksident, kjo është vajza që përfundoi në pranga në Prishtinë

news image

Një aksident në trafik që ndodhi në rrugën ‘Shefqet Shkupi’ në Prishtinë, ka nxjerrë blof një vajzë të re, e cila përfundoi në ndalim policor si e dyshuar për dy vepra penale, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Albenita Hyseni, 19-vjeçare.

Hyseni dyshohet se ka kryer veprat penale ‘Shpërdorim i pasurisë së huaj’ dhe ‘Vjedhja e identitetit dhe pajsjes së qasjes’.

Por si u zbulua nga organet e rendit?

Albenita Hyseni ditë më parë kishte shfrytëzuar dokumentet e një personi tjetër dhe me anë të tyre kishte marrë një veturë me qera.

Ajo dyshohet se me identitetin e dikujt tjetër, ka vozitur për një kohë të caktuar automjetin të cilin e kishte marrë me qira. Por asaj nuk i shkoi gjithçka vaj, pasi që u përfshi në një aksident trafiku.

19-vjeçarja nga frika se do të zbulohej, kishte braktisur veturën e aksidentuar, por që më pas e njëjta është arritur që të identifikohet dhe të arrestohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarës t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/