image “Më dhemb shumë”, Dj PM bën rrëfimin prekës si asnjëherë më parë

Bota e Yjeve

“Më dhemb shumë”, Dj PM bën rrëfimin prekës si asnjëherë më parë

news image

Dj PM prej vitesh i njohur për publikun sa i përket këngëve të tij dhe performancës në diskot e Kosovës dhe Shqipërisë, por që padyshim mori shumë vëmendje pas pjesëmarrjes së tij në ‘BBV’.

Së fundmi ai është shndërruar në njërin nga personazhet më të përfolura në mediat rozë. Dj i njohur që njihet për natyrën e tij super energjike dhe pa komplekse së fundmi ishte i ftuar në 8a8 ku së bashku me Dj Dagz bënë një nga rrëfimet më të ndjera për jetën dhe karrierën e tyre.

Mes tjerash, PM zbuloi se ai kishte ëndërr të bëhej futbollist, të cilën e la për shkak të kushteve ekonomike. Dj Dagz zbuloi se PM ishte super i talentuar në futboll, gjë që e aprovoi edhe vet Pajtimi duke thënë se kjo i dhemb shumë.

“Nuk dua të flas edhe shumë për këtë pjesë sepse më dhemb shumë”, tha ai.

Sot ai së bashku me Dagz janë dyshja padyshim ndër më të suksesshmit në muzikë.

/GazetaSinjali