image “Jam bullizuar për mbipeshën”, Ermal Fejzullahu rrëfehet për jetën personale - Sinjali

“Jam bullizuar për mbipeshën”, Ermal Fejzullahu rrëfehet për jetën personale

news image

Ermal Fejzullahu ka rrëfyer gjatë një interviste që ka dhënë së fundmi, se është përballur me bullizmin për shkak të peshës. Këngëtari i shumë hiteve, teksa po fliste për sfidat me të cilat është përballur gjatë jetës, pohoi se është përballur me një fenomen të tillë gjatë jetës.

“Nuk i kam marrë shumë seriozisht por shoh që sot është shumë problem. Ka shumë njerëz që i njoh, të cilët bullizmi i ka lënë me shumë komplekse. Këtu fatkeqësisht nganjëherë nuk mund të kesh edhe lirinë e të shprehurit sepse të gjykojnë.

Por nuk është mirë t’i bullizosh njerëzit sepse shumë njerëz në krejt botën që kanë ngelur kështu si unë trashaluq, kam vlerat e mia, kam artin tim, talentin tim që dikush tjetër ndoshta nuk e ka. Nuk bën t’i gjykosh njerëzit në pamje”, theksoi Fejzullahu.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin