image Me ceremoni të veçantë, emërohet kryeministri i ri i Çekisë (VIDEO)

Evropë

Me ceremoni të veçantë, emërohet kryeministri i ri i Çekisë (VIDEO)

news image

Ceremonia e emërimit  të kryeministrit të ri të Çekisë është bërë në një mënyrë të pazakontë, pasi presidenti i vendit, Milos Zeman, i cili duhej të ishte i pranishëm, është i infektuar me COVID-19.

Edhe pse i infektuar, presidenti gjeti një mënyrë për të qenë prezent. Rezidenca e tij në Pragë kishte krijuar një ambient ku presidenti nuk do t’i rrezikonte të pjesëmarrësit, duke u rrethuar me një “xham plastik”.

Udhëheqësi i opozitës së qendrës së djathtë çeke, Petr Fiala, është emëruar si kryeministri i ri i vendit, pasi zgjedhjet legjislative të tetorit rrëzuan miliarderin Andrej Babis, raporton Euronews.

Partneriteti i ri do të mbajë 108 vende në dhomën e ulët të Parlamentit prej 200 vendesh, duke e zhvendosur populistin Babis dhe lëvizjen e tij qendrore ANO në opozitë.

Vendi i Evropës Lindore po përballet me një rritje rekord ditore të numrit të infeksioneve.

/GazetaSinjali/