image Më 9 qershor votohet kërkesa për shkarkimin e presidentit Ilir Meta

Shqipëri

Më 9 qershor votohet kërkesa për shkarkimin e presidentit Ilir Meta

news image

Konferenca e Kryetarëve caktoi sot datën e votimit të kërkesës për shkarkimin nga detyra të presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, shkruan Gazeta Sinjali.

Mbledhja u zhvillua nën drejtimin e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Konferenca vendosi që seanca plenare për shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të presidentit, të zhvillohet më datën 9 qershor, ditën e mërkurë, në orën 10:00.

Komisioni hetimor për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga presidenti Ilir Meta miratoi më 28 maj raportin përfundimtar. /Gazeta Sinjali/