image Më 15 shkurt në Shqipëri mbërrin kontigjenti i dytë i vaksinave antiCOVID

Shqipëri

Më 15 shkurt në Shqipëri mbërrin kontigjenti i dytë i vaksinave antiCOVID

news image

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, gjatë një konference live me gazetarët ka deklaruar se më 15 shkurt do të mbërrijë në Shqipëri kontigjenti tjetër me vaksinat antiCOVID nga kompania Pfizer.

Manastirliu tha se qeveria shqiptare ka siguruar vaksina për 800 mijë qytetarë, të cilët tha se do të vaksinohen hap pas hapi, bazuar në strategjinë e formuluar nga ekspertët.

“Vaksina është arma më e fuqishme për të kontrolluar pandeminë sa të njohura kemi aq dhe të panjohura është e rëndësishme që të dimë sa është numri sa të prekur janë.

“Qeveria ka siguruar nga Pfizer dhe Covax vaksina për 800 mijë qytetarë ku përfshihen grupet kryesorë të rrezikut dhe prioritare dhe ne kemi filluar me ato që janë më të ekspozuarit që janë mjekët, infermierët dhe epidemiologët. Kemi filluar me dozën e dytë të vaksinimit dhe vijojmë me rritjen e tyre pasi ju e dini tashmë se brenda shkurtit me 15 shkurt do të jetë dhe mbërritja e dozave të tjera nga Pfizer akoma nuk kemi një numër në lidhje me këto doza”, ka thënë Manastirliu./Gazeta Sinjali/