Publiku ka vendosur që banori i radhës që duhet ta ndërpresë menjëherë garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh në Big Brother VIP Kosova është MC Beka.
MC Beka bëhet banori i dytë që del nga shtëpia e “Vëllait të Madh”, pas Alisës dhe Urimit, të cilët në këtë format televiziv kishin hyrë duke u numëruar si një banor i vetëm.
Banorët e nominuar të kësaj jave ishin: MC Beka, Xhuli, Shota dhe Lugati.