image Mbytet një pushues në plazhin e Shëngjinit

Shqipëri

Mbytet një pushues në plazhin e Shëngjinit

news image

Një pushues i moshuar është mbytur këtë të diel në plazhin e Shëngjinit.

CNN.a2 raporton se viktima është një 68-vjeçar, përcjell Gazeta Sinjali.

68-vjeçari është nxjerrë me shpejtësi nga ujërat e detit nga pushuesit e tjerë dhe është dërguar në spitalin rajonal, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të mbytjes së të moshuarit./Gazeta Sinjali/