Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh këtë të hënë. 40-vjeçari Venetik Kume është mbytur në liqenin e Banjës, teksa kishte dalë për të peshkuar.
Polumbarët, të ndihmuar dhe nga forcat speciale RENEA, policia dhezjarrfikësit e nxorën pas disa orësh kërkime trupin e pajetë të tij.
Mendohet se Kume ka qenë duke peshkuar, kur ka rënë në liqen dhe është mbytur. Gjithashtu, familjarët kanë bërë të ditur se viktima vuante edhe nga sëmundja e epilepsisë.
Njoftimi i policisë
Gramsh/ Informacion paraprak
Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Gramsh ka ardhur një telefonat se një shtetas është mbytur aksidentalisht në Liqenin e Banjës, Gramsh.
Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikses kanē shkuar në vendin e ngjarjes në bashkëpunim dhe me forcat speciale RENEA po punohet për nxjerrjen e trupit.
Nga veprimet e para rezulton se shtetasi i mbytur quhet V.K., 40 vjeç, banues në fshatin Zamsh, Gramsh.