Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar për mbylljen e përkohshme të rrugës Kaçanik-Hani i Elezit.
Arsyeje e mbylljes së kësaj rruge, sipas MI-së, është për shkak të aktiviteteve për instalime të sistemeve të automatizuara të trafikut dhe për sigurinë publike, është e nevojshme mbyllja e përkohshme e rrugës Nacionale N2 (Zona e Rrëshqitjes).
“3 deri më 6 shtator 2019 – mbyllje e përkohshme 08:00 – 17:00. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion”, thuhet në njoftimin e ministrisë.