image Mbyllet pjesa e parë: Slavia përmbys epërsinë e Ballkanit

Futboll

Mbyllet pjesa e parë: Slavia përmbys epërsinë e Ballkanit

news image

Është mbyllur pjesa e parë mes Slavia Pragës dhe Ballkanit.

45-minutëshi i parë u mbyll me epërsi të ekipit vendas me rezultat 3-2, pavarësisht se Ballkani doli dy herë në epërsi.

Sfida u hap nga Ermal Krasniqi i cili pas një aksioni të bukur, me një kombinim me Armend Thaqin e realizoi golin e parë në minutën e 24-të.

Vendasit reaguan shpejtë duke barazuar pas tre minutave me anë të autogolit nga Stivi Frashëri.

Suharekasit sërish kaluan epërsi, përmes Meriton Korenicas në minutën e 29-të, nga një asistim i Albion Rrahmanit.

Vendasit përsëri u kundërpërgjigjën shpejtë, fillimisht duke barazuar rezultatin në 2-2 me anë të Peter Olayinkas në minutën e 34-të, kurse epërsia u ngrit nga Lukas Masopust, duke realizuar për 3-2, për t’u mbyllur pjesa e parë me këtë rezultat.

/GazetaSinjaliSport/