Është mbyllur pjesa e parë mes Slavia Pragës dhe Ballkanit.
45-minutëshi i parë u mbyll me epërsi të ekipit vendas me rezultat 3-2, pavarësisht se Ballkani doli dy herë në epërsi.
Sfida u hap nga Ermal Krasniqi i cili pas një aksioni të bukur, me një kombinim me Armend Thaqin e realizoi golin e parë në minutën e 24-të.
Vendasit reaguan shpejtë duke barazuar pas tre minutave me anë të autogolit nga Stivi Frashëri.
Suharekasit sërish kaluan epërsi, përmes Meriton Korenicas në minutën e 29-të, nga një asistim i Albion Rrahmanit.
Vendasit përsëri u kundërpërgjigjën shpejtë, fillimisht duke barazuar rezultatin në 2-2 me anë të Peter Olayinkas në minutën e 34-të, kurse epërsia u ngrit nga Lukas Masopust, duke realizuar për 3-2, për t’u mbyllur pjesa e parë me këtë rezultat.