Përfaqësuesja e Kosovës sot është duke u përballur me Maltën në kuadër të miqësores së dytë së qershorit, shkruan Sinjali Sport.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-1, pas barazimit të Maltës në kohën shtesë.
Dardanët realizuan të parët me anë të Milot Rashicës i cili shënoi pas asistimit të Lirim Kastratit.
Malta barazoi në minutën e fundit të pjesës së parë me Shaun Dimech.
Pasi mposhti San Marinon në miqësoren e parë para tre ditëve me rezultat 4-1, dardanët do kërkojnë triumfin e radhës për ta marr motiv për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Botërorin “Katar 2022”. /Gazeta Sinjali Sporti/