Ka përfunduar pjesa e parë e takimit mes Kosovës U21 dhe Çekisë U21, që po luhet në kuadër të Kampionatit Evropian ‘Euro 2023’.
Në duelin që po zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, kombëtarja e Çekisë është duke fituar pas 45 minutave të parë me rezultat minimal 1-0.
Golin për kombëtaren çeke e ka realizuar Adam Gabriel në minutën e 38’ të ndeshjes. /Gazeta Sinjali Sporti/