Ka përfunduar pjesa e parë mes skuadrës turke Sivasspor dhe asaj kosovare, Ballkani.
Pasi u ndëshkuan herët që në minutën e parë të takimit, Ballkani u rikthye me dy gola, duke përmbysur rezultatin në pjesën e parë.
Vendasit zhbllokuan sfidën në minutën e parë me anë të mesfushorit norvegjez Fredrik Ulvestad, pas një hutie në mbrojtjen mysafire.
Rezultati u barazua nga Ballkani në minutën e 20-të, kur mbrojtësi i djathtë Armend Thaçi realizoi një eurogol nga distanca.
Ballkani përmbysi gjithçka 10 minuta më vonë, duke realizuar me anë të Arbër Potokut në minutën e 30-të, pasi u gjend mjaft mirë brenda zonës, pas një depërtimi fantastik nga Ermal Krasniqi.
Përpos rezultatit, Ballkani i dha leksione skuadrës turke edhe statistikisht.
Suharekasit kishin posedimin 55%, karshi Sivasspor me 45%, gjersa edhe në goditjen në total, Ballkani qëndroi më mirë, duke regjistruar 6 goditje, karshi 4 goditjeve.