Bulevardi “Xhorxh Bush” do të mbyllet për qarkullimin e automjeteve, për të mundësuar realizimin e aktiviteteve të Universitetit Ndërkombëtar Veror.
Sipas njoftimit të komunës, mbyllja do të bëhet nga data 3 korrik deri më 14 korrik.
“Ju njoftojmë se, Bulevardi “Xhorxh Bush” i cili gjendet në qendër të kryeqytetit do të mbyllet për qarkullimin e automjeteve e mjeteve tjera të transportit nga data 03.07.2023 deri më 14 korrik 2023. Kjo do të bëhet për t’i mundësuar Universitetit Ndërkombëtar Veror të zhvillojë aktivitetet në këtë bulevard. Ndërsa rrjedha e qarkullimit të autobusëve të Ndërmarrjes Publike Komunale “Trafiku Urban” në linjat 1, 1A, 3, 4, dhe 7C do të ndryshojë”, bëhet e ditur në njoftim.
Komuna gjithashtu njoftoi se tani autobusët do të qarkullojnë nga sheshi “Xhorxh Bush” në drejtim të Bulevardit “Bill Kllinton” dhe do të përshkojnë rrugën “Robert Doll”.