image Mbyllet një gjimnaz në Prishtinë, kjo është arsyeja

Kosovë

Mbyllet një gjimnaz në Prishtinë, kjo është arsyeja

news image

Drejtoria e Arsimit të Komunës së Prishtinës ka vendosur që Gjimnazi “Ahmet Gashi” të mbyllet dhe nxënësit e kësaj shkolle të vendosen në dy shkolla të tjera.

Në rrethojat e oborrit të kësaj shkolle, sonte janë vendosur shiritat, ku ndalohet hyrja e nxënësve në objekt.

Nxënësit e klasës së 10-të të kësaj shkolle do të vendosën në objektin e Shkollës Fillore “Emin Duraku”, kurse klasat e 11-ta dhe të 12-ta do të vendosën në Gjimnazin “Sami Frashëri”.

Mësimi në këtë shkollë është ndërprerë, pasi është vlerësuar se objekti i kësaj shkolle nuk i plotëson kushtet dhe standardet e kërkuara për vijimin e mësimit.