Reali ka të drejtë ta blejë Odegaard para çdo klubi tjetër në të ardhmen, me shifrën që do t’i ofronin klubet e ndryshme. Odegaard do të nënshkruajë kontratë deri më 2026 me ‘Topçinjtë’.
Real Madrid ka vendosur të shesë përfundimisht Martin Odegaard tek Arsenali.
Fabrizio Romano raporton se marrëveshja është arritur tashmë, Reali do të përfitojë 40 milionë euro nga kjo shitje.
Paperworks completed between Arsenal and Real Madrid. The agreement for Martin Ødegaard on a permanent move has been signed, contract until June 2026. ⚪️???? #AFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 18, 2021
Ødegaard can be considered a new Arsenal player. Here-we-gø confirmed. ???????????? https://t.co/vnACQrecSp
Raportohet se në marrëveshje është përfshirë edhe një klauzolë.
Reali ka të drejtë që ta blejë në të ardhmen Odegaardin me të njëjtën shumë që do t’i ofrojë ndonjë klub tjetër Arsenalit.
Madrilenët do të kenë të drejtën të vendosin, ose ta blejnë vetë, ose t’i hapin rrugë transferimit në klubi tjetër.
Odegaard vite më parë u pa si një lojtar i së ardhmes, por fillimisht dështoi ta impresionojë Zinedine Zidane dhe kur mendon të gjithë se do ta ndalë Carlo Ancelotti tani pas sezonit të mirë në Premierligë, as trajneri italian nuk arriti t’i gjejë vend në skuadër, kështu që opsioni më i mirë ishte largimi. /Gazeta Sinjali Sporti/