Janë zhvilluar sot edhe tri ndeshje të tjera në kuadër të xhiros së 14-të të Superligës së Shqipërisë.
Ballafaqimi ndërmjet Apollonia Fierit dhe Lacit u takoi vendasve që triumfuan me rezultat minimal 1-0, derisa golin e vetëm të takimit e realizoi Gjata në minutën e 21-të.
Tirana e ka fituar ndeshjen e rëndësishme kundër Kastriotit me rezultat 2-1. Batha dhe Muci realizuan për skuadrën vendase, kurse golin e vetëm për mysafirët e shënoi David pas 20 minutave lojë.
Ndeshja tjetër e zhvilluar ndërmjet Skenderbut dhe Partizanit përfundoi me fitoren e mysafirëve po ashtu me rezultat 1-2.