image Liga e Evropës/ Përfundojnë ndeshjet e mbetura, këto janë rezultatet

Futboll

Liga e Evropës/ Përfundojnë ndeshjet e mbetura, këto janë rezultatet

news image

Kanë përfunduar tetë ndeshjet e mbetura të xhiros së gjashtë të Ligës së Evropës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas 90’ minutave lojë të zhvilluar, skuadra e Lazios dhe ajo e Galatasarayt kanë ndarë pikët e barabarta, ku rezultati përfundimtar është 0:0.

Ndërkaq, Ferencvaros dhe Dinamo Zagreb kanë befasuar kundërshtarët e tyre, ku skuadra hungareze mposhti Bayer Leverkusenin me rezultat minimal 1:0, njëjtë sikurse Dinamo që e ka mposhtur West Ham United.

Rezultatet e tetë ndeshjeve të fundit të Ligës së Evropës i gjeni më poshtë:

Braga 1 – 1 Crvena zvezda

Celtic 3 – 2 Real Betis

Ferencvaros 1 – 0 Bayer Leverkusen

Genk 0 – 1 Rapid Vienna

Lazio 0 – 0 Galatasaray

Ludogorets 0 – 0 Midtjylland

Marseille 1 – 0 Lokomotiv Moscow

West Ham United 0 – 1 Dinamo Zagreb./Gazeta Sinjali Sporti/