image Superliga vazhdon me ndeshje interesante

Futboll

Superliga vazhdon me ndeshje interesante

news image

Sot fillon java e pestë në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjatë ditës së sotme në program për t’u zhvilluar janë dy ndeshje, të cilat edhe e hapin këtë xhiro.

Ballkani e pret skuadrën që nuk po kalon formë të mirë, Llapin, në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Ndeshja tjetër zhvillohet mes dy skuadrave që po kalojnë nëpër formë të mirë, Malishevës dhe Feronikelit, në stadiumin “Liman Gegaj”.

Të dy ndeshjet nisin nga ora 16:00.

/Gazeta Sinjali Sporti/