image Superliga në basketboll: Istogu debutes sfidon Trepçën, Prishtina përballet me Prizrenin

Basketboll

Superliga në basketboll: Istogu debutes sfidon Trepçën, Prishtina përballet me Prizrenin

news image

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me ndeshjet e radhës në kuadër të javës së parë, teksa për këtë të shtunë në program për t’u zhvilluar janë dy ndeshje.

Istogu, që debuton në Superligë, do të luajë ndaj Trepçës, me fillim prej orës 17:00.

Për shkak të problemeve me palestër në Istog, kjo ndeshje do të zhvillohet në “Mizahir Isma” të Rahovecit.

Përballja tjetër për ditën e sotme është ajo mes Sigal Prishtinës dhe Proton Cable Prizrenit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Sezai Surroi” të Prizrenit, për shkak se palestra sportive në kryeqyet është ende në procesin e rinovimit.

Përballja mes Prishtinës dhe Prizrenit nis në ora 19:00. 

/GazetaSinjaliSport/