image Mbyllen teatrot, muzetë dhe bibliotekat në Shqipëri

Rajon

Siguri/ Mbyllen teatrot, muzetë dhe bibliotekat në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka urdhëruar pezullimin e të gjitha aktiviteteve kulturore dhe mbylljen e muzeve e parqeve arkeologjike deri më datën 3 prill.

Ky vendim është marrë me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga koronavirusi.

Ministria e Kulturës ka urdhëruar:

-Pezullimin deri në datën 3 prill 2020, të të gjitha aktiviteteve kulturore, konferencave, këshillave kombëtare, dëgjesave publike, të parashikuara për t’u zhvilluar në institucionet e varësisë:
Teatri Kombëtar
Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor
Teatri Kombëtar Eksperimental, “Kujtim Spahivogli”
Cirku Kombëtar
Qendra Kombëtare, Kulturore për Fëmijë
Arkivi Qendror Shtetëror të Filmit
Biblioteka Kombëtare
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore

-Mbylljen deri në datën 3 prill 2020 të muzeve publikë në varësinë e Ministrisë së Kulturës
-Mbylljen deri në datën 3 prill 2020 të parqeve arkeologjike
-Pezullimin e shërbimit për përdoruesit dhe mbylljen e sallave të leximit në Bibliotekën Kombëtare
-Protokolli për kërkesa/ ankesa pranë Ministrisë së Kulturës do të funksionojë me orar të reduktuar./GazetaSinjali/