image Mbyllen shkollat në Shqipëri, nxënësit do të mësojnë nga shtëpia

Rajon

Rajon/ Mbyllen shkollat në Shqipëri, nxënësit do të mësojnë nga shtëpia

news image

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri, Besa Shahini në një komunikim me mediat ditën e sotme ka njoftuar pezullimin e mësimit për dy javë në të gjitha institucionet arsimore me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Ajo bëri me dije se shkollat do të jenë të mbyllura deri më 23 mars, në kuadër të planave parandaluese dhe frenuese, por deklaroi se nuk ka vend për panik.

Ministrja tha se fëmijët dhe të rinjtë nuk janë të rrezikuar por mund të jenë mbartës të virusit.

“Humbja e orëve të mësimit, bashkë me orët e tërmetit të cilat nuk janë zëvendësuar të gjitha,janë vështirë për tu realizuar. Ndaj po bëjmë plan për të gjithë drejtorët e shkollave të orientojnë mësuesit që t’iu japin instruksionet prindërve që nxënësit të mësojnë nga shtëpia. Do të krijojnë klasa të vogla virtuale, dhe do të jetë përgjegjësi e prindërve që në këtë fazë nxënësit të mos ngelen pas”, u shpreh Shahini./Gazeta Sinjali/