Kanë përfunduar pjesët e para në EFL Cup, shkruan Sinjali Sport.
Sot po zhvillohen tri ndeshje në fazën e 1/8-ës së finales së kësaj kupe, ku janë mbyllur 45 minutat e parë.
Që të tri ndeshjet po luhen në Londër, ku Arsenali po ballafaqohet me Leedsin, duel që mbaron në këtë periudhë me pa gola 0-0.
Ndeshje tjetër që luhet në kryeqytetin anglez është ajo mes Chelseat dhe Southamptonit, ku blutë shkuan në pushim me epërsi minimale 1-0.
Kai Havertz realizoi golin e avantazhit me kokë në minutën e 44-të.
Takim tjetër i natës është ai mes QPR dhe Sunderland që u krye pjesa e parë ashtu siç ia nisi pa gola 0-0. /Gazeta Sinjali Sporti/