Legjenda e Arsenalit, Emmanuel Petit ka kërkuar nga kapiteni Granit Xhaka, ta mbyll gojën dhe të vazhdojë të punoj.
Xhaka në ndeshjen e fundit ndaj Crystal Palace u fërshëllye nga tifozët dhe kjo bëri të këtë shumë kritika.
Petit mendon se pak këtij aksidenti, kosovari që luan për Kombëtaren e Zvicrës nuk duhet të jetë kapiten përsëri.
“Nuk kam parë ndonjë gjë të tillë që i ka ndodhur më herët. Për mua, nuk mund të jetë kapiten përsëri. Është e pamundshme. Çfarë ka bërë është e papranueshme. Çfarë bëri në lojë nuk ka problem, por çfarë bëri kur u largua nga fusha është krejtësisht ndryshe, nuk mund ta bësh atë gjë. Kur je kapiten në një klub si Arsenali duhet të jesh shembull. Të mos iu përgjigjesh pyetjeve është problem tjetër, por duhet ta mbyllësh gojën dhe të provosh të rikthesh besimin e fansave. Kjo do të jetë për të ndeshje më e vështirë që nga koha kur është bërë lojtar”, deklaroi ai.
Ndeshja e radhës për “Topçinjtë” është kundër Wolwes, në kuadër të javës së 11-të në kampionatin anglez./Gazeta Sinjali/