image Mbushet me pacientë Mjekësia Sportive, kërkohen infermierë shtesë

Shëndetësi

Mbushet me pacientë Mjekësia Sportive, kërkohen infermierë shtesë

news image

Numri i lartë i të infektuarve me COVID-19 ka bërë që në Mjekësinë Sportive të jenë të lirë vetëm edhe 5 shtretër, pasi 90 të tjerë janë të zënë me pacientë të infektuar. Në këtë njësi pothuajse të gjithë pacientët po arrijnë të marrin frymë fal oksigjenit.

Përgjegjësi i Mjekësisë Sportive, Artan Ahmeti ka deklaruar se tashmë të gjitha kapacitetet spitalore në këtë njësi i kanë mbushur me të infektuarit me COVID.

Ai thotë se gjendja e pacientëve është e rënduar pasi shumica kanë edhe sëmundje tjera shoqëruese.

“Aktualisht i kemi 90 pacientë të shtrirë thuajse janë të mbushura komplet kapacitetet e Mjekësisë Sportive apo Klinikës Infektive 2, me 95 shtretër me kyçje në oksigjen qendror. Vetëm në tri javët e fundit nga fundi i shkurtit e deri në fillim të marsit kemi çdo ditë rritje të pacientëve që kërkojnë hospitalizim”, tha ai për kosovapress.

Vetëm gjatë këtyre tri javëve, thotë Ahmeti, ku edhe udhëheq, janë 172 pranime të reja.

Ahmeti shton se me gjithë këto raste në këtë njësi nevoja për staf infermieror është e madhe, prandaj kërkon që të rritet numri i tyre sa më shpejt. /Gazeta Sinjali/