image Mbi 40 pacientë me koronavirus të hospitalizuar në Kosovë - Sinjali

Mbi 40 pacientë me koronavirus të hospitalizuar në Kosovë

news image

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 43 pacientë të konfirmuar me koronavirus janë të spitalizuar në klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme.

Ndërkohë, në trajtim, sipas ShSKUK-së, janë edhe 29 pacientë të tjerë post-COVID.

“Me oksigjenoterapi janë 33 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 3 pacientë”, thuhet në njoftim.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 11 pacientë;

Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-covid;

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë;

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë;

Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 5 pacientë;

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë;

Spitali i Pejës, 7 pacientë;

Spitali i Prizrenit,6 pacientë;

Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë;

Spitali i Ferizajt, 3 pacientë./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin