image Gjendja me COVID-19 në QKUK dhe spitalet e Kosovës - Sinjali

Gjendja me COVID-19 në QKUK dhe spitalet e Kosovës

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale aktualisht po trajtohen 105 pacientë me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të ShSKUK-së, nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 66 prej tyre po trajtohen me oksigjeno-terapi dhe nëntë të tjerë në mjekim intensiv.

Njoftimi i plotë i ShSKUK-së:

ShSKUK: Po trajtohen 105 pacientë nga COVID-19

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim spitalor janë 105 pacientë. Prej tyre, 66 me oksigjeno-terapi dhe 9 në mjekimin intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 23 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 8 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 19 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 6 pacientë

Spitali i Prizrenit, 11 pacientë

Spitali i Gjakovës, 4 pacientë

Spitali i Gjilanit, 9 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë

Spitali i Ferizajt, 16 pacientë. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin