image Mbrojtja e Gucatit dhe Haradinajt thotë se janë duke i zhvilluar hetimet

Drejtësi

Mbrojtja e Gucatit dhe Haradinajt thotë se janë duke i zhvilluar hetimet

news image

Në konferencën statusore ndaj kreut të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj, është diskutuar çështja e hetimeve të kryera nga ana e mbrojtjes.

Avokati i Haradinajt, Tody Cadman, ka deklaruar se janë duke bërë hetimet e nevojshme dhe brenda afatit të përcaktuar, do dalin me dosjen e hetimeve paraprake.

Tutje, Cadman ka thënë se gjendet në Kosovë për hetime dhe synojnë të kenë një mision të përbashkët me avokatin e Hysni Gucatit, për përgatitjen e dosjes.

/Gazeta Sinjali/