image Mbrojtja e çeliktë e Realit, asnjë gol të pësuar në pesë ndeshje kundër Barcelonës dhe Atleticos

Futboll

Futboll/ Mbrojtja e çeliktë e Realit, asnjë gol të pësuar në pesë ndeshje kundër Barcelonës dhe Atleticos

news image

Real Madrid gjatë këtij sezoni është ndeshur pesë herë me Atletico Madrid dhe Barcelonën.

Në këto pesë ndeshje, Real Madrid  nuk ka pësuar asnjë gol, transmeton Gazeta Sinjali.

Me Atletico Madrid, skuadra e Zidane është ndeshur tre herë dhe ka arritur të fitoj dy nga këto ndeshje, dhe njëherë janë ndarë në paqe.

Sulmi i Atletico Madrid ka qenë i pafuqishëm që të shënoj gol në tri ndeshje kundër Real Madrid.

Kurse me Barcelonën është ndeshur dy herë. Skuadra nga Madridi ka fituar njërën ndeshje, ndërsa tjetra ka përfunduar me barazim pa gola.

Skuadra e Real Madrid këtë sezon ka pësuar vetëm 17 gola në 26 ndeshje. Përveç mbrojtjes, performanca e Thibaut Courtois ka qenë e një niveli të lartë këtë sezon./Gazeta Sinjali/