image Mbrojtësi i Prishtinës në listën e PD-së për zgjedhjet në Shqipëri

Shqipëri

Mbrojtësi i Prishtinës në listën e PD-së për zgjedhjet në Shqipëri

news image

Janë publikuar 30 emrat e parë të listës së Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, ku lista kryesohet nga kryedemokrati Lulzim Basha, transmeton Gazeta Sinjali.

Sali Berisha do të jetë i pesti në listë, ndërsa një vend në zonën e sigurt e kanë edhe aleatët Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule dhe Dashamir Shehi.

Në listë do të jetë edhe moderatorja Oriela Nebiaj, ndërkohë që ish-deputeti Gent Strazimiri do të jetë në kufijtë e listës, i renditur i 19-i.

Çlirim Gjata do të ketë një vend në këtë listë po ashtu, ndërkohë që i 28-i në renditje është futbollisti i Prishtinës, Gentian Muça.

Muça ka luajtur një kohë të gjatë për Tiranën./Gazeta Sinjali Sporti/