image Mbretëria e Bashkuar falënderon Kosovën për strehimin e afganëve

Kosovë

Mbretëria e Bashkuar falënderon Kosovën për strehimin e afganëve

news image

Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar përmes një postimi, kanë bërë të ditur se 117 anëtarët e stafit të NATO-s që ishin strehuar përkohësisht në Kosovë, kanë arritur të sigurt në Mbretërinë e Bashkuar, përderisa ndihmën e Kosovës e kanë cilësuar jetike, shkruan Gazeta Sinjali.

117 anëtarë të stafit të NATO-s kanë arritur sot të sigurt në Mbretërinë e Bashkuar nga Kosova. Mbretëria e Bashkuar është mirënjohëse ndaj Qeverisë së Kosovës për ndihmën jetike duke i pritur ata përkohësisht”, thuhet në postimin e tyre.

Ata thonë se do të vazhdojnë të kërkojnë tërheqjen e afganëve të tjerë, të cilët kanë të drejtë të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ne do të vazhdojnë të kërkojmë tërheqje të sigurt të afganëve të tjerë që kanë të drejtën të vijnë në Mbretërinë e Bashkuar, e të cilët janë ende në rrezik”, thuhet në postim.

Qeveria e Kosovës, javë më parë ka njoftuar se do të strehojë përkohësisht qytetarët afganë, të cilët kanë punuar me forcat amerikane dhe ato të NATO-s apo edhe me organizata të huaja.

Autoritetet kosovare kanë thënë se sipas ligjeve, afganëve do t’u ofrohet strehim i përkohshëm me kohëzgjatje deri në një vit.

Shtetet e Bashkuara më 30 gusht e kanë përfunduar tërheqjen e plotë nga Afganistani pas 20 vjetësh të prezencës ushtarake atje. /GazetaSinjali/