Cilësia e ajrit vazhdon të jetë shqetësuese për banorët e disa qendrave në Kosovë, por me ajrin më të ndotur po përballen qytetarët e Prishtinës.
Ndotja e ajrit mbrëmë në Prishtinë ka arritur në shkallën e 365.
Përderisa jemi në sezonin e dimrit dhe normalisht ajri do të duhej të ishte më i pastër, në Kosovë ndodhë e kundërta.
Ndotja e ajrit është shkaktar i shumë vdekjeve nëpër botë, ku çdo vit kjo ndotje shkakton 9 milionë vdekje anembanë botës.
Sigurisht kjo ndotje e ajrit me të cilën po përballen banorët e Prishtinës është shqetësuese dhe tejet e dëmshme.