Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot në ora 13.00 në selinë e saj do të mbajë mbledhjen e grupit parlamentar, ndërsa gjysmë ore para takimit të paralajmëruar ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti, përkatësisht në ora 14:30 do të mbajë mbledhjen e kryesisë.
Gjatë fillimit të këtij muaji pritet të vazhdojnë takimet në mes LDK-së dhe VV-së për mundësinë e arritjes së marrëveshjes së koalicionit.
Zyrtarët e LDK-së, mundësinë e arritjes së një marrëveshje e kanë lënë në duar të VV-së, pasi kanë thënë se kjo e fundit pasi ka zgjedhur Glauk Konufcës, kryetar të Kuvendit të Kosovës, duhet ta japë një arsye të fortë për vazhdimin e bisedimeve për koalicionin qeverisës./Gazeta Sinjali/