Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet nesër në orën 10:00 për të shqyrtuar regjistrimin e tri partive politike.
Sipas njoftimit të KQZ-së, bëhet fjalë për Partinë Euroatlantike të Kosovës, Partinë Balliste dhe Partinë Demokratike të Diasporës.
KQZ nuk ka njoftuar nëse do të diskutohet për zgjedhjet e parakohshme ndonëse kjo gjë mund të shtohet në rendin e ditës.
Pikë tjetër e rendit të ditës është edhe njoftimi lidhur me rastet për Prokurorinë e Shtetit për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës të vitit 2017./Sinjali/