image Mbi dy orë në takim, vazhdojnë bisedimet mes LDK-së dhe VV-së në prezencë të ambasadorëve

Kosovë

Mbi dy orë në takim, vazhdojnë bisedimet mes LDK-së dhe VV-së në prezencë të ambasadorëve

news image

Më shumë se dy orë më parë ka nisur takimi midis Albin Kurtit dhe Isa Mustafës në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Dy liderëve të partive që po negociojnë për formimin e qeverisë u janë bashkuar edhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostollova, bashkë me ambasadorin e Britanisë së Madhe, ambasadorin gjerman, ambasadorin italian, një përfaqësuese e ambasadës amerikane si dhe zëvendës ambasadorja e Francës. Fillimisht përfaqësuesit e shteteve të Quint-it janë bërë bashkë tek zyra e BE-së në Kosovë dhe më pas janë nisur së bashku drejt kuvendit./Gazeta Sinjali/