Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë kryer 712 mijë e 466 vaksinimi kundër COVID-19.
Vaksinimi masiv vijon në të gjithë vendin për kategoritë e ndryshme, ndërsa qeveria shqiptare ka vendosur si objektiv kryerjen e 1 milion vaksinimeve brenda qershorit.
Nga viti i kaluar deri tani janë kryer 695 mijë e 738 testime në total, prej të cilave 132 mijë 176 kanë rezultuar pozitive dhe janë shëruar 128 mijë e 601 qytetarë. Numri i rasteve aktive është 1 mijë e 133 dhe kanë ndërruar jetë 2 mijë e 442 të prekur me COVID.
Tirana kryeson me 670 raste aktive me COVID ndërsa pasohet nga Korça me 115 dhe Shkodra me 85./Gazeta Sinjali/