Në vitin 2021 në Shqipëri ka pasur rritje të kërkesave për azil, kjo meqë të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se numri i azilkërkuesve është 2.533, rreth 13% më shumë sesa në vitin 2020.
Shumica e azilkërkuesve vijnë nga shteti i Afganistanit, me 2498 persona, ndërsa nga Siria janë vetëm 19-të.
Nga statistikat kuptohet se muajt me më së shumti kërkesa për azil në Shqipëri, kanë qenë shtator – nëntor, kjo duke kujtuar zhvillimet në Afganistan, ku mijëra qytetarë u detyruan të braktisin vendin për shkak të kthimit të Talebanëve në pushtet.
Refugjatët që vijnë në Shqipëri kanë të drejtë që të kërkojnë azil dhe ata që pranohen kanë mundësi që të qëndrojnë, në qendrat pritëse të ngritura për azilkërkuesit.
Në vitin që lamë pas, 711 persona kanë fituar shtetësinë shqiptare, gati dyfish më shumë se në vitin 2020.
Shumica e tyre janë shtetas nga Kosova që kanë marrë shtetësinë shqiptare, pasuar nga Turqia, Siria dhe Italia.
Ndryshe, numri i personave që kanë lënë shtetësinë shqiptare, rezulton në 724 raste.