Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë vaksinuar 18 mijë e 776 persona, kurse deri më tani janë administruar 707 mijë e 793 doza të vaksinës, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të MSH-së me dozën e parë janë vaksinuar 471 mijë e 388 persona kurse me dozën e dytë 236 mijë e 405 persona.
Në faqen e MSH-së njoftohet se deri më sot numri më i madh i personave të vaksinuar është regjistruar në komunën e Prishtinës. Ku sipas MSH-së 117 mijë e 931 persona.
Kurse komuna e dytë për numrin e madh të personave të vaksinuar është Prizreni me 53 mijë e 534 doza. Pas Prizrenit vjen komuna e Gjakovës me 50 mijë 724 vaksinime.
Në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 1 mijë e 682 raste të reja, si dhe janë konfirmuar edhe 11 viktima nga ky virus./Gazeta Sinjali/