image Mbi 70 persona në Shqipëri u dënuan me 10 mijë lekë që dolën të ecnin pa arsye

Rajon/ Mbi 70 persona në Shqipëri u dënuan me 10 mijë lekë që dolën të ecnin pa arsye

news image

Policia e Shqipërisë ka dënuar 71 persona me 10 mijë lekë, pasi kishin dalë të ecnin në këmbë ose me biçikleta pa ndonjë arsye, shkruan Gazeta Sinjali.

Arrestimi i tyre u bë për shkeljen e masave të marra nga qeveria për parandalimin dhe kontrollimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Siç raportojnë mediat atje, gjatë 24 orëve të fundit 34 drejtues të automjeteve u është marrë patentë shoferë dhe automjeti, për arsye që shkelën urdhër e ndalim-qarkullimit.

Ndërkohë, 24 njësi tregtie nuk kanë zbatuar orarin e mbylljeve dhe për këtë janë gjobitur administratorët me 100 mijë lekë secili.

Policia e Shtetit ka bërë thirrje që qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, të mos lëvizin as në oraret e lejuara pa ndonjë arsye, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa./GazetaSinjali/