Pritjet e gjata në pikat kufitare në Kosovë janë duke vazhduar edhe në orët e mbrëmjes, raporton Gazeta Sinjali.
Në të dhënat e fundit të Qendrës për Menaxhim Kufitar, të publikuara sonte në orën 22:21, shihet se vendkalimi më i ngarkuar mbetet Merdari.
Për të dalë nga Kosova përmes këtij pike kufitare, qytetarët po presin 330 minuta, apo pesë orë e gjysmë, derisa kolona e automjeteve është bërë rreth dy kilometra e gjatë.
Pritje deri në një orë ka edhe në vendkalimin tjetër në kufi me Serbinë. Te Dheu i Bardhë kolonat kanë arritur gjatësinë e 700 metrave.
Sa i përket pikave tjera kufitare, situata është më e qetë dhe pritjet më të gjata për të hyrë ose për të dalë nga territori i Kosovës janë nga 15 deri në 30 minuta./Gazeta Sinjali/