Aktualisht 438 pacientë janë të infektuar me koronavirus në Kosovë. Më së shumti raste aktive janë në Komunën në Prishtinës, gjithsej 92 raste, pasuar nga Prizreni me 39 raste aktive.
Në raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), është bërë e ditur për një rast të vdekjes dhe tre raste të reja të infektimit.
Sipas këtij raporti, deri më tani nga ky virus janë shëruar 157.225 qytetarë. /GazetaSinjali/