image Mbi 300 mijë pasagjerëve u anulohen fluturimet, shkak grevat në aeroportet e Gjermanisë

Evropë

Mbi 300 mijë pasagjerëve u anulohen fluturimet, shkak grevat në aeroportet e Gjermanisë

news image

Një grevë 24-orëshe në shtatë aeroporte gjermane ka ndikuar në fluturimet e gati 300.000 pasagjerëve, pasi sindikatat e punëtorëve janë duke kërkuar paga më të mëdha.

“Terminalet janë të thata këtë mëngjes”, ka thënë një zëdhënës i aeroportit në Hamburg.

Sipas Asociacionit të aeroporteve të Gjermanisë, rreth 2.340 fluturime janë anuluar në aeroportet e Bremenit, Dortmundit, Frankfurtit, Hamburgut, Hanoverit, Mynihut dhe Shtutgartit.

“Kur shikonim terminalet e aeroporteve këtë mëngjes, na janë kujtuar ditët më të rënda të pandemisë së koronavirusit”, ka thënë udhëheqësi i Asociacionit të aeroporteve të Gjermanisë, Ralph Beisel për mediumet gjermane.

Sindikata gjermane e punëtoreve Verdi ka paralajmëruar të mërkurën për protestë, pasi ka thënë se përpjekjet për të përmirësuar situatën për punëtorët e këtij sektori, kanë rezultuar me pak përparim.

“Nëse nuk bëhet asgjë sa i përket pagesës, situata do të jetë sërish kaotike në verën e ardhshme”, ka thënë zëvendësshefja e sindikatës Verdi, Christine Behle.

“Kjo ka të bëjë me dërgimin e një mesazhi të fuqishëm”.

Greva është duke u mbajtur në ditën e hapjes së Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Ministrit të Jashtëm rumun, i cili kishte planifikuar të udhëtonte me një prej linjave që janë në grevë, tani do t’i duhet të shkojë në Austri dhe të bëjë një udhëtim mbi katër orë për të shkuar në Mynih, ka thënë një zyrtar i Ambasadës rumune në Gjermani.

/GazetaSinjali/