image Mbi 29 mijë raste pozitive me koronavirus në Kosovë, nuk është testuar as 7% e popullsisë

Shëndetësi

Mbi 29 mijë raste pozitive me koronavirus në Kosovë, nuk është testuar as 7% e popullsisë

news image

Deri më tani që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, janë regjistruar gjithsej 29.117 raste me koronavirus, raporton Gazeta Sinjali.

Kurse, numri i personave të testuar në dyshimin se janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2 është 118 mijë e 946.

Nga kjo shifër, nëse e krahasojmë me numrin e popullsisë të Kosovës, i bie që as 7% e popullatës nuk është testuar, ose më saktësisht vetëm 6.67% e qytetarëve të Kosovës kanë arritur ose kanë pasur mundësi që të testohen kundër COVID-19 në IKSHPK.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 250 persona dhe janë regjistruar 501 raste të reja me COVID-19, kurse, betejën me sëmundjen infektive e kanë humbur 13 persona. /Gazeta Sinjali/