image Mbi 20 mijë kosovarë për pushime në Shqipëri vetëm brenda dy javësh

Sociale

Mbi 20 mijë kosovarë për pushime në Shqipëri vetëm brenda dy javësh

news image

Në Pikën Kufitare të Morinës në 15 ditëshin e parë të korrikut është shënuar fluks lëvizje të pushuesve nga Kosova, që edhe këtë sezon po zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet.

Edhe këtë të premte, në orët e para të mëngjesit sipas burimeve kufitare kanë hyrë në territorin e Shqipërisë mbi 20 mijë qytetarë të Kosovës, ndërkohë që ky fluks do të jetë edhe më i madh pasdite dhe në fundjavë.

Shumë nga pushuesit e Kosovës, thonë se këtë sezon çmimet e larta po ndikojnë edhe në kohën e qëndrimit të tyre në bregdetin shqiptar.

Në Morinë në ditët e zakonshme të javës veprohet me procedurë të përshpejtuar, për të shmangur krijimin e radhëve të gjata dhe janë në punë shtatë sportele ndërkohe që në fundjavë do të jenë pa kontrolle në kufi, shkruan oranews.

Këtë sezon ndryshe nga vitet e tjera në asnjë moment nuk janë shënuar radhë dhe pritje në kufirin Shqipëri-Kosovë.

/GazetaSinjali/