image Mbi 2 mijë persona janë arrestuar për mosrespektim të masave të qeverisë

Kosovë

Siguri/ Mbi 2 mijë persona janë arrestuar për mosrespektim të masave të qeverisë

news image

Gjithsej 2187 persona janë arrestuar deri më sot për shkak se nuk kanë respektuar masat e qeverisë për kufizim të lëvizjes.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se gjatë kohës së pandemisë janë hapur gjithsej 1232 raste për shkelje të masave.

“Janë 1232 raste e 2187 persona të përfshirë në të gjithë Kosovën. Të gjitha këto raste i kemi trajtuar nga aspekti penal. Do të ishte shumë më mirë sikur të ishte ndonjë ligj për këtë”, ka deklaruar Qalaj në RTV Dukagjini.

Qalaj tha se në masë të madhe qytetarët kanë respektuar masat me përjashtim të rasteve të përmendura.

“Fillimisht kur është marrë ky vendim kam qenë skeptik, por nuk ka qenë e vështirë. Kemi pasur edhe raste kur qytetarët nuk e kanë respektuar kufizimin e lëvizjes ose punën në lokale, por në masë të madhe e kanë respektuar dhe e kanë ndihmuar punën e policisë”, tha ai./Gazeta Sinjali/