Saktësisht, 2 mijë e 563 qytetarë të Kosovës ia kanë mësyrë dje qendrave të vaksinimit për t’u imunizuar kundër koronavirusit, raporton Gazeta Sinjali.
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 783 mijë e 672 doza të vaksinës.
Deri më sot 806 mijë e 828 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa 82 mijë e 751 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./GazetaSinjali/